Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic u përplas verbalisht në distancë me kryeministren serbe, Ana Bërnabic, pas deklaratës të kësaj të fundit e cila është shprehur se nuk është kryeministre e serbëve të Bosnjes e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanovicit që kishte thënë më herët se është president edhe i kroatëve në Bosnjë.

Milanoviç ka thënë se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe. Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviç.

Bërnabiç një ditë më parë në Mostar u pyet nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në BeH, pasi Milanoviq tha se është president i kroatëve atje.

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”, ka thënë Bërnabiç.