Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha ku barazonte Sali Berishën me Edi Ramën dhe Ilir Metën, ka ngjallur mjaft reagime nga mbështetësit e dyshes “Meta – Berisha” si dhe atyre që janë në bordëronë e Zeni.net dhe Zeni.tv. Humoristi Julian Deda shkruan në Facebook se Lulzim Basha pa ndihmën e Berishës nuk do të ishte futur fare në PD dhe se ai do të ishe një noter i papunë që do më kërkonte aktorit një reklamë në Instagram .

Statusi i plotë:

Luli pa Doktorin…

Luli pa Sali Berishen nuk do hynte fare ne PD. Nuk do ishte tete vjet minister nga njera ministri ne tjetren, gjithmone ne ministrite prioritare te momentit.

Lul vula pa Doktorin nuk fitonte dot bashkine e Tiranes. Pa Doktorin, ti Lul nuk fitoje dot asnje gare per kryetar te PD-se, nuk do kishe asnje mbeshtetje, sepse ti nuk krijon dot marrdhenie nderpersonale me askend, sepse ti i sheh njerezit si Lek dhe jo si bashkepunetore.

Pra, ti Luli pa Doktorin mund te ishe nje noter i papune, ne kufijte e mbijeteses dhe do me kerkoje mua te te beja reklame te noterise ne instagram… Keshtu qe shijoje edhe pak vulen, pastaj gjeji vendin…