Të jesh kampion bote, ndjehesh krenar…por unë jam i thjeshtë, ndihesh mirë kur të respektojnë të gjithë’. Më modestin e jashtëzakonshme, kështu e përkufizon boksieri Gjetan Keta faktin e të qenit një kampion në fuqi.

Në një intervistë për emisionin “N’Kohë” në Report Tv, Keta tregon emocionet e një rruge të gjatë e të pabesueshme drejt kampionit. Me 21 fitore, Keta shprehet se do rikthehet së shpejti në ring për ndeshjet e radhës.

“Kam dëshirë që të kthehem sërish në ring, sepse shqiptarët më kërkojnë të zhvilloj ndeshje sa më shpejtë. Besoj në fundvit do të zhvilloj ndeshjen e radhës”, tha Keta

Nga ndeshjet e para te dyluftimet më të forta, kampioni Shqiptar, i cilësuar si një “Myke Tyson” i dytë, rrëfen prapaskenat me kundërshtarët.

“Mu deshën vetëm 12 sekonda që ta hedh në tokë kundërshtarin Grek…më kujtohej dhuna që i bënin shqiptarëve dhe e kisha mundësin ta grushtoja fort”, tha Keta.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më sipër, të gjitha të pathënat dhe sekretet e një kampioni bote në boks.