Banorët e Evias Veriore jetuan një natë makthi mbrëmë, që pas makthit të zjarrtë të verës. Moti i keq ka shkaktuar fatkeqësi të reja të mëdha në zonë. Gjatë gjithë natës, shira të dendur goditën zonën tashmë të plagosur, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Stuhia ‘Athina’ ka goditur Agia Anna në Evian Veriore të Greqisë. Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.

Sipas kryetarit të Limni Mantoudi, përveç rrëshqitjeve të dheut, përmbytje u vunë re në komunitetin e Strofilia. Nga pamjet shihet si rrugët e asfaltuara janë shkatërruar ndërsa vërshimet e ujit kanë marrë para gjithçka.