Kuzhinierët në pallatin mbretëror duhet të bëjnë më të mirën e mundshme me qëllim që gatimet e tyre të mund t’i bëjnë përshtypje Mbretëreshës. Nga ana tjetër, nëse ndodh që ndonjë pjatë nuk është në standardet e duhura, ata mund të rrezikojnë që të marrin një shënim nga Madhëria e saj duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësitë ndaj tyre. Një rast i tillë është bërë publik së fundmi kur Mbretëresha Elizabeth II zbuloi diçka mjaft të padëshirueshme në sallatën e saj. Thuhet se ajo hoqi një faqe nga libri i komenteve që duhej të përdorte për të përcjellë vlerësimin e saj, ose pakënaqësitë për kuzhinerin që kishte gatuar pjatën e saj. Me këtë rast ajo vendosi një kërmill të vdekur në faqe para se të shkruante:

E gjeta këtë në sallatë – a mund ta hani atë?”, dhe e dërgoi atë në kuzhinë, raporton revista Daily Mail’s Weekend. Mbretëresha thuhet se ka një shije të thjeshtë kur është fjala për ushqimin, rëndësi ka që ato të jenë të pastra. Kujtojmë se qëkur Princi Philip u largua nga kjo jetë, Mbretëresha Elizabeth ka folur më herët publikisht për bashkëshortin e saj. Ajo ka kujtuar dashurinë që bashkëshorti i saj i ndjerë kishte për Skocinë në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes për seancën e gjashtë të Parlamentit skocez. “Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të qëndrueshme për këtë vend të mrekullueshëm, dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Filip dhe unë kemi ruajtur gjithmonë për kohën tonë këtu.

Shpesh thuhet se janë njerëzit që bëjnë një vend dhe kjo është mëse e vërtetë si në Skoci, siç kemi parë kohët e fundit”, u shpreh Mbretëresha.