Pas Lautaro Martinez, Interi është gati të “blindojë” edhe Barellën me Brozovic. Sipas “Gazzetta dello Sport”, për mesfushorin blu, nënshkrimi deri në vitin 2026 do të mbyllet para derbit. Kontrata e tij pritet të rritet me një bazë fillestare prej 4.5 milionë dhe pa klauzolë lirimi.

Për kroatin pritet së shpejti një takim me agjentin, ku do t’i propozohet kontratë deri në vitin 2025, për 4.5 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë, interesim ka për Arturo Vidal. Mund të jetë Olympique Marseille, stacioni i ardhshëm i mesfushorit kilien. Vidal pëlqehet shumë nga Sampaoli, ish-trajneri i tij në kombëtare.