Gjysma jugore e kryeqytetit italian është bllokuar totalisht sot dhe nesër për automjetet madje dhe këmbësorët, për te lejuar te kaloje autokolonën e presidentit amerikan Joe Biden me 85 automjete, dhe liderët e tjerë që do të marrin pjesë në samitin e G20 në impjantin Nuvola.

Devijimet e shumta të quajtura ‘absurde’ nga qytetarët, përfshijnë linjat e autobuzëve dhe metrove, pa përmendur snajperët në tarracat e ndërtesave.

Në rrjetet sociale përdoruesit thonin me ironi se “ndoshta është ndaluar dhe qarkullimi i zogjve në ajër”.

Ata bënin paralelizma me disa javë më parë kur presidenti Brazilian Jair Bosonaro erdhi në Romë dhe ecte në rrugë me qytetarët, edhe pse ishte president i një shteti të madh.

Joe Biden ka lëvizur me autokolonën e tij monstruoze për vizitat e tij te Papa në Vatikan, atë me presidentin italian Sergio Mattarella dhe me kryeministrin teknik te pandemise, Mario Draghi.

Zona jugore Eur e Romës ishte përfshrië e gjithë në një plan gjigant sigurie me ndalim të plotë të automjeteve dhe pjesërisht të këmbësorëve.

Mijëra agjentë të policisë vendase qëndronin në sheshe e kryqëzime për të parandaluar protesta të mundshme ndaj liderëve të stabilimentit botëror, në një kohë që vendi është në greva të gjera kundër politikave të vaksinimit të detyruar në të gjitha vendet e punës.