Deputetja e PD, Grida Duma, në fillim të muajit, doli në një deklaratë për mediat, ku kërkonte Komision Hetimor nga Kuvendi për kontrollin e ligjshmërisë të veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe funksionarëve publikë në çështjen që kanë sjellë vendimin e arbitrazhit Becheti dhe të tjerë kundër Shqipërisë.

Pasojë e këtij vendimi të gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit është që Shqipëria dhe shqiptarët duhet ti paguajnë një kompanie private, mbi 120 milion euro, këtë ka vendosur arbitrazhi ndërkombëtar për çështjen Becheti. Shqiptarët do paguajnë nga xhepat e tyre apo nga pasuritë e tyre mbi 120 milion euro. Pse Shqipëria gjobitet dhe pse Shqiptarët paguajnë kaq rëndë një kompani private.

Këto dëme nëse janë përgjegjësi dhe përgjegjësi jo vetëm si paaftësi por si vullnet i Edi Ramës duhet të paguhen jo nga shqiptarët por nga ata që janë shkaktarët, është shprehur Duma me 1 Tetor, në një deklaratë për mediat.

Në fakt çështje Becheti, nuk lindi tani, ajo ka qenë prezente më herët, por tani ka rilindur Grida Duma si pjesë e Republikës së re së Lulzim Bashës. Ky fakt është vënë re edhe nga ndjekësit e Dumës në rrjete sociale, të cilët ironizojnë dhe thumbojnë apo merren vetëm me paraqitjen e saj.

Filloi lufta më duket, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të deputetes Duma, duke u tallur kështu hapur. Të tjerë e cilësojnë si ylli i PD si dhe i sugjerojnë të largohet nga Basha, por me deklaratën e saj për Bechhetin dhe përgjegjësinë e Qeverisë nuk merret asnjë nga komentuesit, duke lënë të kuptohet se sa e pabesueshme është jo vetëm Duma, por Lulzim Basha dhe të gjitha ata, ato që ai i nxjerr në deklarata për media.