Dashi

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit që do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Demi

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Sipas Dritare.net, gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.

Binjakët

Këtë javë fokusi juaj do jetë familja. Çdo gjë tjetër vjen pas saj. Nëse jeni në një lidhje Hëna ka mundësi të ndikoje pozitivisht tek jeta juaj sentimentale dhe emocionet do jenë shumë herë më të forta. Nuk do mungojnë as surprizat e këndshme nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura fantastike. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë më probleme, por ka mundësi që të jetë edhe më e begatë. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa probleme. Nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Në punë do jeni në rrugën e duhur për të arritur atë që dëshironi. Vazhdoni kështu dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për suksesin që do arrini.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni me nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Luani

Gjatë kësaj jave do jeni shumë energji dhe gjallëri. Do e merrni çdo gjë me optimizëm. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë e veçantë. Do kaloni plot momente romantike së bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jenë pozitive. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi ta teproni me kërkesat për të gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa të meta. Buxheti nuk do jetë i keq. Përfitoni për të shlyer sa më parë borxhet e marra sepse më vonë do e keni më të vështirë. Shpenzimet kryejini me maturi gjithmonë. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mirë. Tashmë nuk do ndieni më as dhimbje shpine si më parë. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël mund t’ua prishë të gjitha planet.

Virgjëresha

Horoskopi javor 25- 31 tetor 2021

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Në punë fillimi i javës do jete goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshorja

Kjo jave do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Sipas Dritare.net, shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.

Akrepi

Horoskopi javor 25- 31 tetor 2021

Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.

Shigjetari

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Bricjapi

Do keni ide dhe mendime shumë ë mira këtë muaj, por ndonjëherë nuk do arrini t’i tregoni. Për ju të dashuruarit, ndjenjat për partnerin do jenë të shumta, por ju nuk do dini si t’ia shprehni. Diskutoni me miqtë dhe dëgjojini këshillat e tyre. Ju beqarët do jeni gjithë kohës me angazhime dhe nuk do e çoni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta ndryshoni sa më shpejt gjendjen dhe nuk do ngurroni as të merrni masa strikte për ketë gjë. Shëndeti fatmirësisht do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni më energjikë pas të enjtes. Jeta profesionale do ketë herë pas here disa vështirësi të vogla. Mos e lëshoni veten sepse do jetë më keq për ju.

Ujori

Ka mundësi që këtë jave Mërkuri t’iu destabilizoje tërësisht. Here pas here nuk do merrni dot as frymë lirisht. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani harmoninë e jetës tuaj sepse shumë persona do ndërhyjnë dhe do ua shkatërrojnë atë. Mirë është të gjeni momentet e duhura dhe të flisni qetësisht me atë që keni në krah. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Gjendja e financave do jetë më e kënaqshme se një javë më parë, megjithatë mirë është që të mos kryeni shpenzime të nxituara pa u menduar. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse lodhja dhe i nxehti mund të sjellin probleme. Në punë do jeni elokuentë dhe bindës. Çdo gjë që keni menduar do e arrini sa hap e mbyll sytë.

Peshqit

Influenca pozitive e yjeve do sjellë ekuilibrin gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.