Facebook, pas pretendimeve se platformat e tij dëmtojnë fëmijët, do të prezantojë disa veçori duke përfshirë nxitjen e adoleshentëve për të bërë një pushim duke përdorur aplikacionin e tij për ndarjen e fotografive Instagram. Gjithashtu, përmes veçorisë pritet të bëhet edhe “nxitja” e adoleshentëve nëse ata vazhdimisht shikojnë të njëjtën përmbajtje që nuk është e favorshme për mirëqenien e tyre.

Kështu, siç vlerësohet më tej, Facebook-u po planifikon të vendosë kontrolle të reja për adoleshentët në baza fakultative, në mënyrë që prindërit ose kujdestarët të mbikëqyrin atë që adoleshentët e tyre po bëjnë në internet.

Këto nisma vijnë pasi Facebook njoftoi në fund të muajit të kaluar se po ndërpriste punën në projektin e tij “Instagram for Kids” (Instagram për fëmijët). Por kritikët thonë se planit i mungojnë hollësitë dhe ata janë skeptikë se tiparet e reja do të ishin efektive.