Flakët kanë përfshirë një spital COVID në Rumani dhe për pasojë 9 persona kanë ndërruar jetën tragjikisht. Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila, bëri me dije se në spital ndodheshin gjithsej 113 pacientë, ku prej tyre 10 ishte në terapi intensive.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe bën të mundur nxjerrjen e pacientëve nga spitali, por fatkeqësisht 9 prej tyre ndërruan jetë. Ngjarja ndodhi në një spital në zonën e spitalit në qytetin lindor të Konstancës.

Kjo nuk është hera e parë që në Rumani spitalet përfshihet nga flakët. Në shkurt të këtij viti ka rënë një zjarr në spitali COVID, në kryeqytetin Bukuresht, ku për pasojë humbën jetën 4 pacientë. Ndërkohë që edhe në nëntorin e kaluar 10 persona vdiqën si pasojë e zjarrit në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin e qarkut Piatra Neamt.