Deputeti konservator britanik Sir David Amess është qëlluar me thikë nga një person ditën e sotme në ambjentet e kishës. BBC shkruan se Sir David Ames 69-vjeç u qëllua disa herë, ndërkohë që ishte në fushatë elektorale. Sipas mediave britanike Amess po merr mjekim në vendin e ngjarje Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes autoritetet bëjnë me dije se autori është arrestuar. Ish -udhëheqësi i partisë Sir Iain Duncan Smith tha se ai ishte “duke u lutur për një shërim të plotë”.

“Mendimet e mia janë me David Amess MP dhe familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme. Lutja për një shërim të plotë pas këtij lajmi të tmerrshëm, tronditës. Kjo sjellje e zemëruar dhe e dhunshme nuk mund të tolerohet në politikë apo në asnjë mënyrë tjetër të jetës …”shkroi ai në Twitter.