Më në fund, Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll mund të jetë shumë afër debutimit të tij me fanellën e Paris Saint-Germain. El Gran Capitan nuk ka luajtur akoma asnjë ndeshje me ekipin francez pas largimit nga Real Madrid.

Sipas Le Parisien, Sergio Ramos mund të grumbullohet për ndeshjen e ardhshme të kampionatit të parisienëve dhe mund të luajë kundër Angers, të premten në mbrëmje në orën 21.

Trajneri Pochettino nuk do të ketë në dispozicion amerikanojugorët, të cilët do të luajnë edhe të premten në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, dhe mund t’i japë hapësirë ish-yllit të Real Madrid, i cili ka qenë një objekt misterioz deri tani te PSG.