Sulmuesi argjentinas pritet ta vazhdojë kontratën me klubin torinez deri në vitin 2026 Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Juventusin për vazhdimin e kontratës. Si rezultat, sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e ekipit torinez deri në vitin 2026. Për këtë siguron mediumi italian “Tuttosport”.

Për ish-futbollistin e Palermos ka pasur shumë spekulime në muajt e fundit. Sidoqoftë, duket se ai do t’i mbetet besnik ekipit aktual me një marrëveshje pesëvjeçare.

Dybala është sot njëri prej lojtarëve kryesorë të gjigantit italian. Vitin e kaluar flitej për një transferim të tij të mundshëm në Tottenham dhe në Paris Saint-Germain.