Nëse keni menduar që këtë të diel të udhëtoni me familjen për të kaluar një ditë të këndshme, edhe moti është ‘aleati’ juaj.Sipas parashikimit të Meteoalb, Edhe këtë të diel presim të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ditën e diel moti parashikohet i kthjellët dhe plot diell si dhe temperatura të përshtatshme për aktivitete jashtë shtëpisë.

Megjithatë parashikohet që, orët e pasdites të sjellin, kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor, Por nuk do të sjellin reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të jen kostante në mëngjes, POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor – Juglindor, kjo do te beje qe në brigjet detare te krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.