Asnjë vi k t i më nga COVID nuk është shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është dita e 3-të rrjesht që asnjë qytetar s’e ka humbur betejën me koronavirusin. Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 924.