Një prej demokratëve e ka vënë me “shpatulla pas muri” Sali Berishën, i cili tha se ndjesa e tij, nuk kishte asnjë vlerë pasi ka lejuar Lulzim Bashën 8 vite në krye të PD-së kur ndërkohë kjo parti është dobësuar. Demokrati: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë.

Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesa pas 8 vitesh s’ka kuptim, pas gabimeve të njëpasnjëshme të Bashës kur dëmi është bërë. Sali Berisha: Të falenderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj.

Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht. Në 2017 i kam thënë jep dorëheqjen se kjo humbje është poshtrim, kemi rënë më keq se 1997, dhe mënyra se si u mashtrua nga Rama, që i thoshte është “çun i mirë” dhe elektorali i djathtë u largua. Unë nuk kisha Project, isha betuar të mos kthehesha nëse dilja dhe do i thoja “jep dorëheqjen” do e ndiqja këtë problem, vetëm sepse isha i betuar se nuk do kthehesha më.