“Me ecurinë që ka bërë Shqipëria, Danimarka është gati të votojë për fillimin e negociatave.” Mesazhi vjen nga takimet që Kryenegociatori i Shqipërise për integrimin në BE, ambasadori Zef Mazi, po zhvillon në shtetin danez për të prezantuar arritjet dhe progresin e Shqiperisë gjatë vitit të fundit. Gjatë ditës së sotme Mazi zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e Jashtem te Danimarkes, z. Jeppe Kofod, si dhe zhvilloi bisedime te gjata me Sekretarin e Shtetit per Evropen, z. Carsten Grønbech-Jensen.

Sekretari i shtetit te Danimarkes, z. Jensen theksoi se raporti “Shqiperia 2021” ishte raporti me i mire nder vite per Shqiperine por dhe me pozitivi nder vendet e Ballkanit Perendimor per kete vit. Ai vleresoi qendrimet e Shqiperise per raportin dhe te gjithe informacionet qe iu prezantuan nga Kryenegociatori. Z. Jensen theksoi se Danimarka i permbahet parimit te qendrimeve strikte dhe te drejta.  Danimarka vlereson raportin dhe, duke iu referuar kritereve te cileve i permbahet, theksoi se Konferenca e pare Nderqeveritare eshte vetem fillimi i negociatave teknike.

Kryenegociatori Mazi paraqiti nje pasqyre te plotesimit te gjithe kerkesave te Keshillit Evropian per mbajtjen e Konferences te pare Nderqeveritare, tashme konfirmuar institucionalisht nga KE. Ai u ndal me tej ne pikat kyce te progres raportit per Shqiperine “Shqiperia 2021”. Kryenegociatori beri vleresimet per raportin duke theksuar se rekomandimet e raportit jane mjaft ndihmuese ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Gjithashtu, Kryenegociatori nenvizoi angazhimin dhe vendosmerine e plote te Shqiperise dhe Qeverise shqiptare per te vijuar ne rrugen e reformave pa ulur ritmin.

Gjate takimit u shenua rendesia e mbajtjes se Konferences te pare brenda Presidences sllovene. Egzistojne mundesi qe nje ngerc aktual te mund te marre zgjidhje sa te mos pengoje procesin e zgjerimit. Takimi pati fokus dhe ne “track record-in” e organeve ligje zbatuese. Zevendesministri i Brendshem, z. Besfort Lamallari beri nje prezantim te hollesishem dhe gjitheperfshires te rezultateve qe jane arritur ne tere veprimtarite e policise dhe organeve zbatuese te ligjit. Ai gjithashtu theksoi se bashkepunimet operative bilaterale jane gjithnje e me te ngushta me vendet e BE-se por dhe operacionet shumepaleshe, si EUROPOL, etj.  Sekretari i Shtetit danez, z. Jensen falenderoi per informacionet e detajuara qe iu dhane si dhe pergezoi per arritjet mbreselenese te policise dhe veprimtarine e organeve te zbatimit te ligjit. Takimi u mbyll me gatishmerine e plote per forcimin e marredhenieve konkrete dypaleshe me Danimarken ne fushen e zbatimit te ligjit.