Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë shënuar 4.598 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 50 qytetarë. Norma e pozitivitetit është 1%, ndërsa të shëruarit, në të gjithë territorin e vendit fqinj, janë 4.226 persona.