Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.437 infektime. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 24 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit është 0.6%. Rastet e kujdesit intensiv kanë rënë dhe të shtruarit gjithashtu. Ndërsa ecuria epidemiologjike është më e qëndrueshme, shkruajnë mediat italiane.