Pavarësisht nëse jetoni në Evropën kontinentale apo Britaninë e Madhe, gazi natyror që po ngroh shtëpinë tuaj këtë tetor po kushton të paktën 5 herë më shumë se sa një vit më parë. Arsyet janë të ndryshme: midis tyre situata energjitike në Holandë, përpjekja e Kinës për të pastruar ajrin e saj, dhe politikat e presidentit rus Vladimir Putin. Por ndikimi është i qartë.

Çmimet rekord që po paguhen nga furnizuesit në Evropë, dhe mungesat në furnizimin me gaz në të gjithë kontinentin, kanë ngjallur frikën e një krize energjetike, në rast se moti do të jetë edhe më i ftohtë sesa normalja e stinës së dimrit. Tashmë familjet po përballen me fatura më të fryra, ndërsa disa industri që kërkojnë shumë energji, kanë filluar ta ngadalësojnë prodhimin, duke dëmtuar optimizmin rreth rimëkëmbjes ekonomike post-pandemike.