Duke nisur nga kjo e premte, të gjithë punonjësit publikë dhe privatë në Itali duhet të dëshmojnë certifikatën covid në vendin e tyre të punës.

Përmes GreenPass ata vërtetojnë nëse janë vaksinuar, janë shëruar nga virusi apo kanë një test negativ të 48 orëve të fundit.

Shteti fqinj prej kohësh është përfshirë nga protestat ku kundërshtohet certifikata Covid.

Punonjësit që nuk kanë dëshminë rrezikojnë të pezullohen, por jo të shkarkohen, ata edhe mund të gjobiten nga 600 në 1500 euro.