Ka shkuar në 62 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Bulqizë.

Prej të premtes deri të shtunën mbrëma janë regjistruar 7 lëkundje tërmeti, teksa nga evidentimi i dëmeve janë konstatuar 62 objekte me probleme.

Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.

Tërmeti më i fortë ishte ai i mëngjesit të së premtes, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.