Është regjistruar dëbora e parë në Maqedoninë e Veriut. Dëbora ka nisur të bjerë në vendin e quajtur Kodra e Diellit, në malësinë e Tetovës.

Për shkak se dëbora ka filluar më herët këtë vit se vitet e tjera, ka pasur një rënie drastike të temperaturave.

Ndërsa gjatë javës, meteorologët kanë treguar se do të ketë rritje të temperaturave dhe normalizim të kushteve atmosferike.