Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje për bashkim demokratëve dhe të rikthejnë Partinë Demokratike forcë opozitare.

Nga Shkodra ku mbajti Foltoren e radhës me mbështetës të PD-së, Sali Berisha tha se Partia Demokratike do të rikthehet e fuqishme dhe do të bëhen opozitë e vërtetë.

“Dua t’i bëj thirrje çdo demokrati, koha është kritike, ne duhet të bashkohemi në qoftë se duam të ekzistojmë. Ata që u shprehën pas humbjes së radhës se Partia Demokratike duhet të shkrihet, nuk ishin armiqtë tanë, ata janë të interesuar për të fituar PD, por e panë që me këtë drejtim Partia Demokratike nuk fiton kurrë. Atëherë të dalë një forcë tjetër politike që të bëhet opozitë e vërtetë, po opozitë e vërtetë do bëhemi ne, Partia Demokratike do rikthehet e fuqishme. Ne kemi ndërmarë Foltoren. Çfarë synojmë me të? Bashkimin synojmë”, u shpreh Sali Berisha.