Ish-kryeministri, Sali Berisha të premten u kërkoi falje demokratëve për mbështetjen që i dha Lulzim Bashës, si kryetar i Partisë Demokratike, me arsyetimin se ky i fundit nuk arriti dot të ndërtonte një figurë lideri.

Në foltorën e radhës, nga Korça, Berisha tha se përgjatë takimeve të përditshme me simpatizantët e PD-së, ka mësuar se kreu aktual i kësaj force politike nuk ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të përshtatshme me demokratët, por veçse sa ka krijuar një raport gjysmë të akullt me njerëzit.

“Jam i vetëdijshëm për këtë. Keni shpenzuar kohë, mjete të tjera. Rezultati në fund sepse kryetarit aktual si besuan më shumë se 19%. Ai nuk arriti që të ndërtonte një figurë lideri, por as një marrëdhënie të përshtatshme me ju. Çdo ditë takoj drejtues anëtarë. Ai në një raport gjysmë të akullt me njerëzit. A ka përgjegjësi Sali Berisha për këtë? Më shumë se ju të tjerët këtu. Sepse e njoh më shumë se ju, fushatën elektorale, thelbin e opozitarizmin, mi ka bërë puna të thellohem edhe më shumë. Pse unë kam toleruar, dhe ju kërkoj ndjesë për këtë. Ka pasur vetëm betimin tim që kurrë mos të kthehem”, tha ish-kryeministri.

Në fjalën e tij, Berisha e konsideroi qeverisjen 8-të vjeçare të socialistëve, si krijimin e narkoshtetit të parë të Europës.

“E vërteta është se 8 vitet që kaluam, ishin në një formë apo tjetrën vitet më të mbrapshta për këtë vend. Nga kjo qeverisje në Shqipëri u ndërtua sipas analistëve të shquar, dhe institucioneve, narkoshteti i parë në Europë. Sipas DASH, Shqipëria u shtrua në qendër të organizatave kriminale në Europë. Nga kjo qeverisje, qytetarët shqiptarë sot paguhen së paku 30% më pak se në 2013-ën. Nga kjo qeverisje 520 mijë shqiptarë u larguan nga vendi në 5 vitet e fundit. Ne humbëm yllin tonë polar i cili nuk mund të jetë tjetër, përveç integrimit në BE. Integrimi në BE është interes madhor. Për çdo popull në Europë, por dy herë më shumë për popullin shqiptar, pasi e kemi pasur të vështirë historinë. Kemi jetuar në mjegullnaja të pushtimeve të mëdha. Gangsterët e Ballkanit krijuan projektet e tyre, Mini-shengen. Në një kohë kur ishte procesi i Berlinit. Mini-Shengen e krijoi Vuciç, pasi e di se për të Europa është derë e mbyllur. Ai e di këtë, por përpiqet që të marrë rol lideri në Ballkan. Ai gjen dy vasalë, Edi Ramën dhe Zaev dhe krijojnë një nismë që t’i kundërvihen nismës së Berlinit. Vjen Angela Merkel dhe thotë; asgjë se zhbën Procesin e Berlinit. Nëse nuk ndërgjegjësohemi për këtë, ndoshta ngelemi jashtë rrugës europiane. Ça sjell Ballkani i Hapur? Sjell vendosjen e hegjemonisë së Serbisë në këto zona. 4 liritë askush si zbaton më mirë se sa BE. Asnjë vend i BE nuk i dëmtohet bujqësia, por zhvillon veten dhe të tjerët. PD këto vite për fat të keq kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëve. Në 2021, në 25 prill, diferenca në vota mes PS dhe PD është qartësisht më e madhe se në 1997. Votat që ka marrë PD me koalicionin e vetë janë 71 mijë vota më pak se në 2013-ën. Atëherë pse jo? Ju keni derdhur djersë. Keni shumëfishuar forcat tuaja.

Jam i vetëdijshëm për këtë. Keni shpenzuar kohë, mjete të tjera. Rezultati në fund sepse kryetarit aktual si besuan më shumë se 19%. Ai nuk arriti që të ndërtonte një figurë lideri, por as një marrëdhënie të përshtatshme me ju. Çdo ditë takoj drejtues anëtarë. Ai në një raport gjysmë të akullt me njerëzit. A ka përgjegjësi Sali Berisha për këtë? Më shumë se ju të tjerët këtu. Sepse e njoh më shumë se ju, fushatën elektorale, thelbin e opozitarizmin, mi ka bërë puna të thellohem edhe më shumë. Pse unë kam toleruar, dhe ju kërkoj ndjesë për këtë. Ka pasur vetëm betimin tim që kurrë mos të kthehem. Më 26 u zotova para jush se ‘Largohem pa kthim’. Ne duhet të flasim haptazi me njëri-tjetrin dhe duhet të vendosim raportet më të sinqerta të besimit njëri me tjetrin. Me shumë të drejtë këtu një grup i gjerë drejtuesish i thanë mirupafshim kryetarit të PD pas zgjedhjeve. Pse Sali Berisha nuk foli pas zgjedhjeve? Nuk fola se besova se detyra më imediate ishte që të mbronim votën tuaj. Nëse do të flisja, ndihmoja kundërshtarin. Këtë nuk e bëja. Mbrojtja e votës bëhet në institucionet ndërkombëtare. Kjo ishte tradhëti e hapur e mundit që ju bëtë. Dueht të jemi të drejtë, se ne nuk fituam. Vetëm 19% e zgjedhësve votuan për kryetarin, ashtu nuk bëhet. Nuk fitohet ashtu. Edi Rama nuk fitoi, si mori kurrë 74 mandate, ja dhuruam ne. U morëm me zgjedhjet në parti. Ky përbën për mua një akt po aq të rëndë, sa mosmbrojtja e votës. Çdo zgjedhje zotohej se do të mbronte votën, dhe vota nuk mbrohej. Këto ndodhën por luftëtarin, njeriun që beson dhe ka ideale është detyrë që kur e sheh shpresën t’ia vrasin para syve, ta krijojë përsëri. Kështu jemi ne! Ne nuk dorëzohemi. Përkundrazi bëjmë një analizë të ndershme, të sinqertë të këtyre zhvillimeve dhe shohim të ringrihemi shumë më fuqishëm. A mund të ringrihemi ne?! Po! Jemi ringritur ne në vitin 97 kur u bëmë copë-copë, por u ngritëm fuqishëm. Tani do ngrihemi edhe më shpejt, edhe më fuqishëm. Tani ne i kemi gjërat të qarta se çfarë duhet të bëjmë, jemi më të vetëdijshëm. Kemi eksperiencë. Fituam në 2005 se u bashkuam. Nuk është se nuk kishim sherre, pasi kishim bërë gabime. Kishim përçarje, por u ngritëm mbi të gjitha këto dhe u bashkuam”, tha Berisha.