Kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimin e një delegacion amerikan zbuloi detaje nga biseda me ta . Basha: Nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, që të krijojmë një klimë investimesh që të përfitojnë shqiptarët.

Për rajonin, folëm, në veçanti situata e provokuar nga Serbia, për të sjellë dhe përforcuar praninë amerikane, me theks të veçantë për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës. Ata u interesuan dhe për anëtarësimin, nevojës që BE t’i thojë gjërat qartë, që ta vërë gishtin te fajtorët që është qeveria që harxhon shampanjë dhe kohë që vendi të mbetet jashtë BE.