Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës, duke theksuar se kanë lënë një kufomë energjetike. Balluku i është përgjigjur akuzave të rënda të Bujar Leskajt, i cili hodhi akuza për shkelje nga ana e qeverisë duke e bërë fajtore për krizën energjetike që po përjeton vendi.

Ajo theksoi se duhet duhet të jetë më i saktë dhe të bazohet në fakte kur akuzon.
Sipas ministres, PD-ja kur ishte në pushtet arkëtonte 48% të faturimit, kurse aktualisht vendi nën pushtetin e PS arkëton 96% të faturimit të energjisë elektrike.

“Duhet të jeni më i saktë kur akuzoni, kur nuk ka asnjë copë letër duhet ta japim sipas jush?! Vetëm tuneli i Thirrës ka nisur me një shumë që ishte tek 110 mln dhe u mbyll me 280 mln euro. Është mirë ky lidh i cili nga fillimi vendos një çmim limit i cili në të do ndërtohet vepra, apo t’ja lëmë çdo kompanie që ia rrit çmimin disa fish. Mund t’i merrni dosjet e t’i dërgoni në SPAK, askush nuk ju ndalon që të kontrolloni çdo lloj procesi. Latë një kufomë energjetike. Ju arkëtonit 48% të faturimit, ne mbi 96% të faturimit. 1.1 mln kontrata abone të lidhura nga të cilët 500 mijë aktivë 187 mijë subvenciohen nga shtetit”, tha Balluku.