Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Këto raste janë zbuluar pas testimit të mbi 1 mijë e 400 personave.

Raste të v d ek jes nuk janë regjistruar. “Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.

Në total numri i rasteve aktive është 786” thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë