Banorja e Big Brother VIP, këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj ka folur për ish-të dashurin e saj.

Gjatë një bisede me Monikën, edhe kjo banore e Big Brother VIP, Sheila është shprehur ndër të tjera se një prej arsyeve të ndarjes nga ish – i dashuri ka qenë ndjekja e karrierës. Pra, ish- i dashuri është ndjerë xheloz për arsye se Sheila ka zgjedhur të mos braktisë rrugën e muzikës.

“Një nga gjërat që ka sjellë ndarjen ka qenë edhe ndjekja e karrierës sime”, është shprehur Sheila.
Këngëtarja nuk ka përmendur emrin e ish-të dashurit por aludohet se bëhet fjalë për reperin Noizy. Të gjithë e mbajnë mend bashkëpunimin që Sheila dhe Noizy kanë pasur vite më parë në fushën e muzikës. Të dy kanë bërë edhe një këngë së bashku.

Ende nuk mund të themi me saktësi nëse bëhet fjalë ekzaktësisht për Noizy-n, megjithatë, mbase në ditët në vijim gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Sheila do përmendë emrin e personit për të cilin bëhet fjalë.