Reperi i famshëm, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit, Fero është arrestuar së bashku me truprojën e tij, Bujar Ibishi.

Sipas mediave vendase, Feron bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

Kujtojmë që pas incidentit, policia kishte shpallur në kërkim Feron bashkë me Ibishin, ndërsa Agaj ishte intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit.