Juventusi ia doli të merrte një pikë përballë Interit në “Meazza” falë një penalltie të akorduar nga VAR në minutën er 89 e kthyer në gol nga Dybala.

Pas ndeshje trajneri Allegri u shpreh i kënaqur me rezulatin.

“Është një baraim që peshon shumë sepse erdhi pas një paraqitjeje të mirë, në pjesën e dytë edhe më e mirë. Pikë e rëndësishme sepse në e mbajmë Interin 3 pikë larg, na lejon të përmirësohemi dhe të rikuperojmë pozicione në vazhdim.

Para golit të barazimit ka pasur dy-tre situata ku në duhet të bënim më mirë. Në përgjithësi ekipi luajti lart, me shumë besim, kundër një Interi të shkëlqyer i cili është një ekip fizik, i cili ka tenikën e nevojshme të bëjë paraqitje të tilla,” thotë ndër të tjera Allegri.