Nga Endri Kajsiu/ Dita e djeshme shënon leksionin e parë për Albin Kurtin si Kryeministër i Kosovës. Sfida në politikë nuk është të fitosh zgjedhjet, por të dish të qeverisësh. Albini fitoi bindshem tete muaj me pare, por qe nga ai moment nuk ka qeverisur asnje dite. Dhe dje erdhi shuplaka e parë.

Vetevëndosja ka humbur në tetë muaj rreth 16% të votuesve të saj, ose thënë ndryshe cdo muaj 2%. Është e paprecedentë dhe janë të rralla rastet kur një Kryeministër i zgjedhur rishtazi, ende pa konsumuar pushtet, të humbe 1/3 e votuesve të tij në më pak se një vit qeverisje. Arsyeja? Arroganca e pushtetit dhe mungesa e qeverisjes.

Albin Kurti pasi u zgjodh Kryeminister zgjodhi të mos i pervishej punëve në Kosovë, por të vinte në Shqiperi e të bënte fushate kundër Edi Ramës. Duke vendosur kandidatë në Tirane, Gjirokastër e Lezhë dhe duke ardhur të votojë personalisht në zgjedhjet e Shqipërisë, Kryeministri i Kosovës nuk bëri asgjë tjetër përveç se tradhëtoi votuesit e tij, por edhe idenë se mes qeverive të Kosovës e Shqipërisë nuk ka dasi, pavarësisht se cila forcë është në pushtet.

Kur pllakosi pandemia dhe qeveria shqiptare ofroi të ndante vaksinat me vellezërit e Kosovës, Albini zgjodhi inatin mbi jetën, duke rrefuzuar ofertën e Kryeministrit shqiptar e duke lënë të vdese dhjetëra njerëz cdo ditë në spitalet e Kosovës. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, personin pergjegjës për dështimin e pandemise e kandidoi për bashkinë e kryeqytetit.

Albini zgjodhi rrugën e konfliktit me Serbinë, duke injoruar këshillat dhe qendrimet e miqve ndërkombëtarë të Kosovës. Vetëm e vetëm për të sulmuar idenë e Ballkanit te Hapur, Albini vendosi të fusë trupat speciale në Mitrovice, çka solli dënimin e qeverise se Kosovës nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Nëse sot pyet në Kosovë se cilat janë arritjet e qeverisë së Albin Kurtit, shumica përgjigjen asgjë. Sondazhi i fundit i zhvilluar nga Instituti për Media tregoi se 78% e të intervistuarve nuk dinin të rëndisnin asnjë sukses të qeverisë Kurti. Dhe ndaj, ky rezultat. Çdo muaj, 2% e votuesve të Albinit zhgënjehen e nuk votojnë më për të dhe VV.

Por lajmi i mirë për Albinin është se ai ende ka kohë. Edhe pak më shume se tre vjet të tjera deri ne zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ka ende kohë për të punuar, por nuk ka më kohë për dilema. Albini është zgjedhur Kryeministër i Kosovës dhe duhet të qeverisë vendin e tij. Në të kundërt, nëse kalon edhe një vit tjetër duke u marrë me egon e tij personale dhe xhelozinë ndaj Edi Ramës, Albini do të mbetet vetëm.