Xhelal Mziu, ish kryetar i bashkise se kamzes dhe deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, ka bojkotuar ‘Foltoren’ e Berishës në Peshkopi. Ai është shprehur më parë se Berisha është idhulli i tij, mirëpo në përplasjen mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Mziu me sa duket ka vendosur të mbajë krahun e liderit aktual te PD.

“Rama më bëri nder të madh kur më krahasoi me Sali Berishën.

Berisha është idhulli im dhe Shqipëria as ka pasur e as ka për të pasur një person të tillë. Sali Berisha nuk përsëritet më”, shprehej Mziu kohë më parë për Berishën.

Ndërkohë qe Mziu nukj ka marre pjese sot ne “Foltoren” e Berishes, ndersa ka qene Flamur Noka dhe disa deputete te tjere jo te qarkut te Dibrës.