Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet. Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit e Bashkisë së Tiranës, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës, nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga qytetarët, të cilat rrisnin mundësinë e daljes së tij dhe të përmbytjes së zonave përreth.

Sikurse mund të shihni dhe fotot nga puna e nisur tashmë në terren, makineritë e rënda si dhe punonjësit kanë bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë shtratit të lumit duke hequr plastikë dhe inerte.