Paloma është një nga banoret më energjike të “Big Brother VIP Albania”. Ajo është kthyer në motorrin e shtëpisë më të famshme në vend brenda dy javëve, duke krijuar edhe situata të shumta e tensione mes konkurrentëve. Megjithatë, Paloma ka treguara edhe anë të jetës së saj shumë të vështira.

Kështu, ditën e sotme teksa tregoi rreth njohjes së saj me bashkëshortin, Andrein, ajo foli për ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për tu bërë prindër të një fëmije. Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj.

“Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”,- tregoi Paloma.