Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhirit ushqimor të specieve që banojnë këtu në Tokë. Ndërsa mund ta kemi nënshtruar mbretërinë e kafshëve për shkak të zgjuarsinë dhe teknologjisë që zotërojmë, mund të argumentohet lehtësisht se kafshët e tjera janë thjesht më të përparuara sesa ne në aspektin gjenetik.

Për shembull marrim sytë, dhe do të shohim se shumë kafshë kanë një shikim më të qartë

apo më të mprehtë sesa njerëzit, siç janë shqiponjat. Nëse shkoni përtej asaj që mund të shohë syri, do të mësoni se ka shumë kafshë që zotërojnë shqisat që ne as që i kemi, dhe që përmirësojnë mënyrat përmes së cilave e shohin dhe përjetojnë botën.

Nga shikimi me rreze infra të kuqe tek aftësitë lundruese përmes jehonës, dhe aftësia për të ndjerë fushat elektrike në një marrëdhënie të çuditshme me magnetizmin e Tokës, ja cilat janë shqisat shtesë që kafshët kanë më shumë në raport me njerëzit.

Ekolokimi, shqisa që i lejon kafshët të shohin se ku po shkojnë

Disa kafshë kanë lindur të pajisur me aftësinë për të dëgjuar dhe lëshuar tinguj me frekuencë të lartë, të cilët janë plotësisht të padëgjueshëm për qeniet njerëzore. Ato mbështeten mbi jehonat e këtyre tingujve për të lëvizur në përditshmërinë e tyre.

Nga Zogu i Natës tek balena vrasëse, dhe një numër i madh kafshësh tokësore dhe detare midis tyre, shqisa e ekolokimit e bën më të lehtë lëvizjen në errësirë. Kafshët që e kanë këtë shqisë shtesë, nuk kanë nevojë të shohin me sy për të gjetur rrugën e tyre nëpër shpellat e errëta apo guvat nën oqeane.

Në vend të kësaj, ata dëgjojnë jehonën e zhurmës që krijohet nga përplasja e rrymave me objektet statike. Kjo lloj shqise, gjendet zakonisht tek lakuriqët e natës, delfinët dhe disa balena. Një nga aspektet më magjepsëse të ekolokimit, është se ajo funksionon ndryshe në kafshë të ndryshme, duke u shfaqur si një seri zërash polifonikë, dhe në raste të tjera si një mori ulërimash shurdhuese.

Disa kafshë kanë një sens magnetik që i harmonizon ato më shumë me Tokën

Kur shihni në një dokumentar peshkaqenë që sillen rrotull njëri-tjetrit, ju mund ta lidhni automatikisht këtë veprim me urinë e madhe që ata kanë. Ndërsa kjo gjë mund të jetë ndonjëherë e vërtetë, një studim i ri i botuar nga revista “Current Biology” konfirmoi se nganjëherë këta peshkaqenë sillen kështu, pasi ndikohen nga fusha magnetike e Tokës, të cilën ata e përdorin si një lloj GPS oqeanik.

Ju mund të mos e kuptoni, por planeti ynë gjeneron një mburojë magnetike të madhe, e cila e përshkon hapësirën për mijëra kilometra, duke na mbrojtur nga grimcat e mbingarkuara që dërgon vazhdimisht drejt nesh Dielli ynë.

Ndërkohë shqisa e magnetizmit shfaqet edhe tek breshkat e detit, gaforret dhe zogjtë shtegtarë, vetëm për të përmendur disa. Shkencëtarët janë disi të habitur nga forca magnetike e padukshme e natyrës. Studimet më të fundit, sugjerojnë se krijesa të caktuara mund të shfaqin një lidhje simbiotike me bakteret magnetike, por sesi kjo ndodh ky fenomen mbetet ende një mister.

Shikimi përmes rrezeve infra të kuqe dhe ultravjollcë, është një shqisë që e zotërojnë shumë kafshë të tjera

Kur lyheni me krem në plazh, synoni që të mbroheni nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravjollcë. Por edhe pse jemi të vetëdijshëm mbi këto rreziqe, ne nuk mund t’i shohim dot këto rreze. Kjo ndodh sepse shikimi i njeriut është shumë inferior ndaj shikimit të kafshëve. Për shembull, shumë kafshë mund të shohin një dimension të katërt të ngjyrës.

Të tjerët janë të pajisur me “sytë e rrezeve infra të kuqe”. Kjo nënbashkësi e shqisave vizuale që na mungon ne njerëzve, i jep mundësi shumicës dërrmuese të kafshëve që t’i shohin rrezet e rrezikshme ultravjollcë dhe rrezatim me rreze infra të kuqe. Dhe kjo është diçka shumë pozitive sa i përket gjuetisë dhe lundrimit.

Disa specie mistike kanë një shqisë elektrike

Imagjinoni sikur jeni në gjendje të ndizni një llambë vetëm përmes prekjes me gishtërinjtë tuaj. Kjo shqisë e fuqishme, që ngjan si një nga skenat e filmit “Marvel”, është e zakonshme tek shumë kafshë. Ngjala elektrike dhe krijesa të tjera detare, mund të ndjejnë fushat elektrike, dhe ta përdorin një pjesë të asaj energjie elektrike për ta goditur prenë.

Për shembull, delfini i Guianës ka folikula flokësh të modifikuara, që i japin mundësinë

të ndiejë energjinë elektrike. Kjo e bën atë një gjuetar të aftë dhe një profesionist të lundrimit. Peshkaqeni grabitqar është kafsha me shqisën elektrike më të fortë. Sipas shkencëtarëve, peshkaqenët mund të gjurmojnë energjinë elektrike me një ritëm 10.000 herë më të madh sesa e çdo kafshe tjetër në planetin tonë.

Një pjesë e teknologjisë moderne, është frymëzuar nga këto shqisa

Njerëzit mund të mos kenë të gjitha shqisat e një peshkaqeni me dhëmbë të mëdhenj, por ne me siguri e kompensojmë atë përmes kreativitetit tonë. Kështu sonari i nëndetëseve, është frymëzuar shumë nga shqisa e ekolokimit. Edhe valët zanore janë elementi përgjegjës për imazhet me ultratinguj tek gratë shtatzëna.

Ndërsa mund të mos kemi një lidhje direkte me bakteret magnetike fushën elektrike të Tokës, kjo nuk na ka penguar që ta shfrytëzojmë një energji të tillë dhe e kemi bërë këtë me llambat, busullat, ftohjen etj.

Madje kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të krijuar energji elektrike nga fushat magnetike të ambientit, të krijuara nga pajisjet shtëpiake. Ndërsa ne vetë, nuk mund ta shohim dot dritën me rreze infra të kuqe apo ultravjollcë, këtë mund ta bëjnë smartfonët tanë.(CNA.al)