Inzaghi ka zyrtarizuar listën e lojtarëve që do të luajnë në Champions League. Nga 27 lojtarët e organikës aktuale, tekniku ka zgjedhur 24 lojtarë nga 25 që lejon rregullorja. Mes këtyre, të paktën 8 duhet të vijnë nga skuadrat e moshave: 4 nga skuadrat e moshave të klubit (të kenë luajtur të paktën 3 sezone mes moshës 15 deri në 21 vjeç) dhe 4 duhet të vijnë nga skuadrat e moshave të kampionatit vendas.

I përjashtuari është Satriano dhe sigurisht, dihet, Eriksen.

Portierë: Handanovic, Radu e Cordaz.

Mbrojtës: Skriniar, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Darmian, Dimarco, Dumfries, Kolarov, Ranocchia.

Mesfushorë: Barella, Brozovic, Vidal, Calhanoglu, Perisic, Sensi, Gagliardini, Vecino.

Sulmues: Lautaro Martinez, Dzeko, Correa, Sanchez