Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filpçe në një deklaratë për shtyp, e para pas tragjedisë së djeshme në spitalin Covid-19 në Tetovë, tha se gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij. Ministri konfirmoi se nuk do të jap dorëheqje deri sa të mbarojnë hetimet. “Sot në shumë media kishte thirrje për dorëheqjen time, më lejoni që të them se nga përgjegjësia as kam ikur e as do të ikë, por do të pres që të përfundoj hetimi. Për shkak se edhe në këtë periudhë ka nevojë për menaxhimin e një pjese të krizës, posaçërisht për pacientët e Tetovës, lidhur me atë që ndërlidhet me obduksionin. Dhe pas mbarimit të hetimit do ta sjell këtë vendim nëse do të jap dorëheqje. Është e vështir të përshkruhet me fjalë barra dhe dhimbja që e ndjej, bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave, por megjithatë do të pres përfundimin e hetimeve”- tha Filipçe.

I pyetur nga gazetarët se si është e mundur që të afërmit e familjes vizitonin lirshëm të afërmit e tyre të prekur me Covid, ministri tha se nuk ka pasur më herët informacione të tilla dhe se më parë duhet të informohet pranë spitalit të Tetovës dhe më pas do të përgjigjet. Por, ai insistoi se vizitat janë absolutisht të ndaluara në repartet apo spitalet ku trajtohen pacientët me Covid. Kujtojmë se një nga viktimat e mbrëmshme ishte edhe vajza e një paciente ku qëndronte brenda për t’u kujdesur për nënën e saj, ajo vdiq në tentativë e sipër për të shpëtuar të ëmën.