Lionel Messi do të largohet më së paku 110 milionë euro kur të përfundojë kontratën me Paris Saint Germain. L’Équipe ka zbuluar te Parisi, Leo do të marrë 110 milionë euro neto për tre sezone në rast të përmbushjes të gjithë kontratës që ai ka nënshkruar me ekipin francez, të ndarë në dy vite fikse dhe një tjetër opsionale. 110 milionë do të shpërndaheshin kështu: në sezonin e tij të parë, domethënë atë aktual, Messi do të fitojë 30 milionë neto. Në dy të tjerat, sulmuesi do të merrte nga 40 milionë.

Siç konfirmohet nga L’Équipe, paga e Messit është identike me atë të Neymar pas nënshkrimit të kontratës së tij të re këtë vit dhe është më e lartë se ajo e Mbappés, meqenëse reprezentuesi francez ka refuzuar, për momentin, të gjitha propozimet e zgjatjes së kontratës me PSG-në.

Messi do të luajë sezonin e parë në Paris me Neymarin dhe Mbappen, që po konsiderohet njëra prej tresheve sulmuese më të mira në histori, por për t’u vlerësuar më shumë – duhet pritur për statastika në fund të sezonit. Ata së bashku për herë të parë luajtën në mesjavë në Ligën e Kampionëve, por nuk bën diçka të vecantë, derisa Parisi e nisi me barazim aventurën në Champions.