“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës.

Këtë herë bëhet fjalë për doktorin dhe modelin Valer Kolnikaj si edhe për kantautorin Robert Aliaj. Kujtojmë se Valeri ka qenë pjesë e Big Brother 7. Emra të tjerë të cilët kemi zbuluar janë: Sheila Haxhiraj, Ema Andrea, Albërie Hadërgjonaj, Andi Artani. Përflitet për Anxhela Peristerin, Romeo Veshaj, Meridian Ramçaj , Arjola Demirin.

Përveç konkurrentëve janë zbuluar dhe detaje të tjera. Vetë Arbana ka treguar në InstaStory detaje për këtë reality-show që po pritet kaq shumë nga publiku. -A do transmetohet në YouTube? Vetëm disa pjesë të përzgjedhur. -A do ketë publik në studio? Po, edhe një numër ku mund të rezervoni. -A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote? Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia. –Sa opinionistë do ketë? 2 –Në cilat ditë do jenë dy lives show? Të martë dhe të premte. –A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh? Jo, do ketë më shumë. –A do ketë VIP nga Kosova? Sigurisht.