Edhe të hënën vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Ndërsa, sipas Meteoalb bregdeti shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike. Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.