Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka bërë me dije se presidentja e KE Ursula Von der Leyen do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme. Me një postim në Twitter ai shkruan se ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Ata do të marrin pjesë në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools?? pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”- shkruan ambasadori në Twitter.

Mesohet nesër në orën 09:00 pritet që Ursula von der leyen të takohet me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku do të ketë edhe një ceremoni zyrtare.

Ndërkohë, fill pas takimit me Ramën, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë.

Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

/m.j