Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e grabitësve. Burime paraprake bëjnë të ditur se autorët kanë mundur të marrin një sasi të vogël lekësh në arkat e Katedrales. Policia bën me dije se autorë të vjedhjes dyshohet jenë dy të mitur. “Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar. Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve”, tha policia e Korçës në një informacion paraprak për mediat.