Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave për Kroacinë. Ky është vendi i fundit që i shtohet listës me 40 shtete, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, për turizëm apo biznes, pa pasur nevojën e një vize. Vendimi për Kroacinë u përshëndet nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili shkroi në faqen e tij zyrtare në Twitter se mirëpriste në lëvizjen e lirë aleaten e NATO-s dhe partneren e patundur të SHBA-së, Kroacinë. “Vlerësoj përpjekjet e suksesshme të qeverisë dhe kroatëve që kanë punuar shumë për të përmbushur standardet rigoroze të kërkuara për të përfituar lehtësirat e programit të heqjes së vizave,” – tha Blinken.

Lista e shteteve që mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë 90 ditë në SHBA për biznes ose turizëm pa qenë nevoja për vizë: Andorra Australia Austria Belgjika Brunei Kili Republika Çeke Danimarka Estonia Finlanda Franca Gjermania Greqia Hungaria Islanda Irlanda Italia Japonia Letonia Litenshtein Lituani Luksemburg Malta Monako Holanda Zelanda e Re Norvegjia
Polonia Portugalia San Marino Singapori Sllovakia Sllovenia Koreja e Jugut Spanja Suedia Zvicra Taivan Mbretwria e Bashkuar Kroacia /euronews.