Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të përkohshme gjyqësore të paraqitur nga punonjësit e shëndetësisë në Greqi që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. 30 punonjës shëndetësorë grekë paraqitën dy kërkesa kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Duke cituar nenet 2 (e drejta për jetën), 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues), 4 (ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar), 5 (e drejta për liri dhe siguri), 6 (e drejta për gjykim të drejtë), 8 (e drejtë për respektimin e jetës private dhe familjare) dhe 14 (mosdiskriminimi), punonjësit e shëndetësisë po protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm si kusht për të vazhduar kryerjen e detyrave të tyre. Ata kanë bërë thirrje që ligji të pezullohet dhe për këtë iu drejtuan Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, por në 7 shtator kërkesa e tyre u hodh poshtë.