Nga sot, në Francë, hyn në fuqi detyrimi i vaksinimit kundër COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, një masë që prek 2,7 milionë persona. Për të vazhduar praktikën, të gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor u kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID-19 para 15 shtatorit.

Dy muaj pas ultimatumit të vendosur nga presidenti Emmanuel Macron, një pakicë e konsiderueshme nuk ka hyrë në orarin e vaksinimit. Sipas raportit të fundit të autoriteteve, që nga 7 shtatori, pak më shumë se 88 për qind e kujdestarëve kishin marrë të paktën një dozë në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Pavarësisht protestave të shumta kundër këtij detyrimi, ekzekutivi mbetet i vendosur. “Ne nuk do të tërhiqemi”, paralajmëroi kryeministri Jean Castex, në fund të gushtit, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran premtoi “kontrolle sistematike”. Një numër në rritje vendesh, si Greqia, Italia, Hungaria, Australia, Kanadaja… po detyrojnë vaksinimin kundër COVID-19 në disa kategori profesionale në shëndetësi, turizëm ose administratë.