Pavarësisht se e mbajti të fshehtë shtatzëninë, Tuna nuk i ka kursyer fotot e ëmbla të djalit, Zen. Vogëlushi sapo ka bërë 4 muajsh dhe mami Tuna nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Ajo ka publikuar disa foto, krah së cilave ka shkruar: “Faqe buçko është katër muajsh dhe unë nuk i rezistoj dot.”

Tuna surprizoi ndjekësit kur zbuloi se kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë me Patris Berishën. Me disa momente nga salla e lindjes, këngëtarja tregoi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Thuhet se është rikthyer me babain e dy djemve të saj, pasi u fotografuan me pushime së bashku.