Shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve rrugore në Vlorë po shkon drejt një transformim rrënjësor infrastrukturor e funksional, drejt një standardi bashkëkohor

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje nga mjediset e vjetra ku jepeshin shërbime dhe projektit që po gjen zbatim, për të garantuar shërbime cilësore e në kushte dinjitoze për mbi 35,000 zotërues mjetesh.
DPSHTRR vijon transformimin e qendrave të kontrollit teknik, pa e ndërprerë shërbimin, edhe në qytete të tjera si: Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Laç, Shkodër, etj.

Investimi në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Vlorë do të ofrojë shërbime cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh.

Projekti parashikon rikonstruksion të ambienteve të brendshme rikonceptim funksional të sheshit dhe sinjalistikës, lidhjet me rrugët, etj.

Kompleksi i ri i drejtorisë rajonale Vlorë do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh. Ndërsa do të ketë salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.