Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se i ka propozuar kryeministrit Zoran Zaev dorëheqjen nga posti i tij, për shkak të zjarrit që përfshiu spitalin e Tetovës. Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe Filipçe , si kolegët e tij që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që mban si ministër për tragjedinë ndodhi në spitalin e Tetovës.Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19 në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa deri më tani dyshohet se zjarrin e shkaktoi shpërthimi i një bombole oksigjeni.